Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhuroi mbi 60 doza gjak

Një numër i madh i kadetëve të Policisë së Kosovës, Instruktorët si dhe zyrtarë të tjerë që punojnë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.

Lajme

19/05/2015 11:19

Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe ekipin mjekësor të AKSP-së.

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar mbi 60 doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.

Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetarë i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të Institucioneve të Sigurisë Publike të cilët janë duke ndjekur trajnime si dhe stafi i Akademisë.

Drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli mjekësor ku grumbullonin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut.

“Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, tha Smakiqi.