Ajri i Prishtinës edhe sot shumë i ndotur, ja sa është koeficienti

Mbrëmë ishte një nga netët kur Prishtina kishte ajrin më të ndotur ditëve të fundit. Koeficienti i ndotjes së ajrit ishte 259 PM.

Lajme

01/12/2018 10:52

Mirëpo, as mëngjesin e së shtunës Prishtina nuk qëndron më mirë sa i përket cilësisë së ajrit, shkruan lajmi.net.

Sot në kryeqytet, koeficienti i ndotjes së ajrit është 181 PM, që konsiderohet të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Lajmi.net mbrëmë ka shkruar për djegien e qymyrit nëpër shtëpi si ndotësi kryesor i ajrit në Prishtinë:

Prishtina edhe këtë vit probleme me ajrin e ndotur, kush është shkaktari kryesor?