Ajo i pret vetëm edhe këtë javë

Fillimi i javës së ardhshme mund të jetë afati i fundit deri kur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do t'i presë idetë dhe opsionet kushtetuese të liderëve të partive parlamentare për formimin e institucioneve të reja.

Lajme

14/10/2014 09:36

Në të kundërtën, Jahjaga mund të veprojë shumë shpejt dhe të nisë hapat konkretë për shpalljen e zgjedhjeve, shkruan Tribuna.

Tash për tash, as PDK dhe as blloku paszgjedhor i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk japin ndonjë shenjë të vetme se mund të takohen për të gjetur zgjidhje rreth kryetarit të Kuvendit, që shihet si nyja e parë, por jo e vetme drejt tejkalimit të krizës.

Presidentja Jahjaga u ka bërë me dije sërish liderëve të partive politike se kriza e krijuar nuk po e dëmton Kosovën vetëm përbrenda, por edhe në aspektin e jashtëm – ndërkombëtar.