Ajo humbi në peshë, por e humbi edhe burrin

Një burrë në Arabinë Saudite e ka divorcuar gruan e tij, pasi ajo kishte bërë një operacion për humbje peshe, që kishte kushtuar shumë.

Lifestyle

31/05/2016 01:10

Burri i saj ishte ankuar shpesh për peshën dhe kur ai ishte transferuar përkohësisht në një qytet tjetër, gruaja ishte konsultuar me një mjek dhe kishte vendosur të bënte operacionin, për ta befasuar atë.

Kur ai u kthye, ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e gruas së tij në formë, shkruan lajmi.net

Megjithatë, kur ai e kuptoi se operacioni kishte kushtuar rreth 20,000 dollarë u hidhërua shumë, pasi me ato para kishte planifikuar të blinte shtëpi të re.

Burri i saj ishte shumë i dëshpëruar dhe as që e shikonte më gruan e tij, madje as nuk flinin në një dhomë dhe pastaj vendosi të divorcohej.

Pasi u kuptua në mediat sociale, burri kishte marrë shumë kritika nga të gjithë për vendimin e tij.

Ata thanë se paratë mund të zëvendësohen gjithmonë, por jo dhimbja e gruas së tij e cila u mundua të bënte gjithçka për kënaqësinë e tij./lajmi.net