Ajnishahe Halimi tregon si dhe pse hyri në PDK

“Unë nuk do të jem ajo që do të pranoj që Kosova të zhvillohet përmes korrupsionit”, ka thënë Ajnishahe Halimi në një intervistë për “Zërin”. Ajo thotë se nuk e tradhtoi elektoratin, sepse me PDK-në nuk bëri pazare personale.

Lajme

30/05/2016 08:32

Një rrugë e ngushtë në fund të fshatit, poshtë përmendores së Kozhicës, çon në shtëpizën e Ajnishahe Halimit. Ajo jeton në qytezën e Skenderajt, por vikendet kryesisht i kalon në fshatin e prejardhjes së bashkëshortit të saj. Ish-anëtarja e “Vetëvendosjes”, e cila themeloi “Fraksionin +”, ditë më parë kaloi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Tetë muaj, thotë se ka negociuar me udhëheqësit e PDK-së, që të bindet për t’u rreshtuar bashkë me “Fraksionin +” në këtë subjekt. Ndonëse, për kalimin e saj në PDK ka thënë se nuk kishte vënë asnjë kusht.

Ajnishahe Halimi ka rrëfyer për “Zërin” arsyet që atë e çuan në PDK, kritikat që ia ka bërë subjektit në të cilin është rreshtuar sikurse edhe “ndryshimin e papritur të saj.

Thotë se është e njëjta Ajnishahe, derisa komentet për kalimin e saj në PDK, thotë të mos I ketë injoruar, ndonëse shpreht se uk ka dashur të merret edhe aq shumë me to.

“Shpëtimin” në vlugun e kritikave ndaj saj, e ka gjetur në shtëpizën e vogël të familjes së saj në Kozhicë. /Zëri