Ajeti zbulon ‘fajtorin’ e barazimit kundër Maqedonisë

Arlind Ajeti ka analizuar duelin kundër Maqedonisë.

Sport

06/09/2017 09:27

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti u shpreh i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në sfidën e sotme. Për 23-vjeçarin minutat e para dhe të fundit ishin të vështira, por në përgjithësi ka qënë një ndeshje e mirë.

Për vështirësitë e Maqedonisë…

“Mendoj që minutat e para dhe të fundit ishin më të vështira. Na bënin presion dhe s’po dilnim dot në sulm. U munduam me topa të gjatë, por nuk mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Nuk e di çfarë mungoi.”

Me daljen e Agollit ndryshoi gjë…

“Nuk mendoj që me një lojtar që del ndryshon loja. Mendoj që problemi nuk ishte në mentalitet. Besuam deri në fund për të shënuar dhe ndodhi ajo që ndodhi.”

Me Mavrajn në qendër si ndihesh?

“Po mua, nuk kam probleme me askënd. Jemi si familje dhe jemi edhe profesionistë.”