Ajeti përfundon në Serie B

Arlind Ajeti do të luajë në Serie B.

Sport

17/08/2018 14:17

Arlind Ajeti është pranë kalimit te skuadra e Perugias në Serie B.

Pasi nuk arriti të bind me paraqitjet e tij te Torino, Ajeti sezonin e shkuar luajti me skuadrën e Crotones si i huazuar.

Te Perugia ai do të ketë për trajner Alessandro Nestan. Një mundësi e mirë për Ajetin të përfitojë nga eksperienca e një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit italian.

Transferimi i Ajetit te skuadra e Perugias pritet të mbyllet sot.