Ajeti: Në LDK jemi pa vendime pune, marrim 180 euro pagë (Video)

Murat Ajeti, punëtor administrativ i LDK-së, ka thënë se tash së fundi ky subjekt politik, ju ka ulë rrogat punëtorëve të LDK-së të cilët janë pjesë e administratës.

Lajme

21/06/2016 22:46

 

Ai ka thënë se punëtorët e administratës i kanë kthyer në staf civil dhe se ka përmbi 7 vjet që nuk ju pranohet as stazhi i punës.

Sipas tij, atyre që iu kanë bërë kërkesën për rritje të rrogave, iu kanë zbrit rrogat dhe iu kanë thënë të vijnë një ditë vetëm në punë dhe t’i marrin 180 euro në muaj.

Ajeti, në emisionin Rrokum Roll, ka thënë se në LDK, punëtoret femra edhe ofendohen duke dhënë edhe shembuj me vendime në dorë.

Ai ka thënë se Ismet Beqiri i ka thirr një nga një punëtorët e LDK-së në zyrën e tij në Kuvend, duke iu bërë presion për largim nga puna.

Ajeti ka thënë se gjendja në LDK kurrë nuk ka qenë më e keqe, duke shtuar se ka punëtorë të cilët punojnë që 23 vjet në këtë subjekt dhe tash marrin vetëm 180 euro.

YouTube player