Ajeti e ka një mesazh të qartë për Shaqirin dhe Xhakën

Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Arlind Ajeti ka folur në lidhje me sfidat që e presin në Europian.

Sport

31/05/2016 14:09

Futbollisti që aktivizohet në Itali, kërkon të shmangë çdo miqësitë që ka me disa futbollistë të helvetëve nëse do të aktivizohet.

“Kam kontakte me Xherdanin. Normalisht, kemi luajtur bashkë për një kohë të gjatë, edhe me Granitin. Por deri tani nuk ka pasur bisedime për ndeshjen në Evropian, vetëm gjëra private. Miq në ndeshjen me Zvicrën nuk ka”, u shpreh mbrojtësi 22 vjeçar i kuqzinjve.

Ajeti nuk trembet nga konkurrenca në ekip.

“Nëse ka lojtarë këtu që nuk duan të luajë titullar është gabim, të gjithë duam që të luajmë titullarë. Unë shpresoj që të jem titullar. Normalisht Loriku, Mavraj, Berati, të gjithë kanë cilësi jashtëzakonisht të mëdha dhe mund të luajnë në këtë vend po në fund e vendos trajneri. Asnjë nuk e ka vendin të sigurt”, u shpreh Ajeti.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.