Ajdareviç: Krenar që zgjodha Shqipërinë

“Krenar për zgjedhjen kuqezi dhe i gatshëm për të dhënë gjithçka për kombëtaren shqiptare”, ky ka qenë qëndrimi i një prej afrimeve më të reja nga Christian Panucci për kombëtaren kuqezi, Astrit Ajdareviç.

Sport

10/11/2017 20:52

Në pritje të ndeshjes miqësore me Turqinë, ai ka dalë para kamerave e ka deklaruar se e priste prej vitesh një ftesë të tillë duke theksuar se edhe përse e kishte të vështirë të zgjidhte mes Shqipërisë dhe Suedisë, ai shprehet i kënaqur për zgjedhjen finale, sepse siç thotë ai ndjehet shqiptar.

“Jam i kënaqur, kam pritur disa vite. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen. Do të jap gjithçka. Kam luajtur me Suedinë dhe kam qenë edhe kapiten. E kam pasur pak të vështirë sepse jam rritur në Suedi, por ndjehem shqiptar, e dinë të gjithë”, tha Ajdareviç.

Mesfushori më i ri kuqezi shprehet se nuk ka pasur problem përshtatjen me pjesën tjetër të grupit, duke vënë në dukje se nuk do ta ketë shumë të lehtë me konkurrencën brenda kombëtares sepse ka shumë lojtarë cilësorë.

“Jam përshtatur shpejt me pjesën tjetër të grupit. Janë grup i mirë. Kudo ka konkurrencë, si këtu, si në klub. Është normale për mua, jam profesionist. Asgjë e re dhe shpresoj se do të luaj pak minuta që të tregoj cilësitë e mia. Është një skuadër shumë e fortë, e tregoi në Europian se çfarë skuadre ka dhe çfarë talentesh ka që luajnë në Europë. Është një krenari që jam këtu. Më së shumti kam luajtuar si mesfushor ofensiv”, u shpreh Ajdareviç.