Ajax konfirmon interesimin e Juventusit për talentin e tyre

Pas Franike de Jong, Ajax po rrezikon të humbas edhe talentin tjetër, Matthijs de Ligt.

Sport

14/02/2019 12:12

Ajax ka konfirmuar se Juventus janë të interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit të talentuar, Matthijs de Ligt.

De Ligt është i lidhur me Juventusin prej kohësh, gjë të cilën e ka pranuar edhe Edwin va nder Sar, i cili tani punon si menaxher i përgjithshëm te të rinjtë e skuadrës holandeze.

“A do të shkojë De Ligt në Juve? Unë mund të them se ka një ekip në Itali që e dëshiron atë, por unë nuk mund të them nëse do të shkojë në Juventus”, ka thënë Van der Sar.

Holandezi u bë lojtari më i ri që ka mbajtur shiritin e kapitenit në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/