Ajax ia cakton çmimin talentit De Ligt

Ajax ka njoftuar ekipet e mëdha evropiane se mbrojtësi Matthijs De Ligt kushton 60 milionë euro.

Sport

02/11/2018 13:24

Skuadra e madhe holandeze, i ka vendosur çmimin talentit Matthijs De Ligt.

‘MundoDeportivo’ shkruan se Ajax nuk e ka ndërmend të heq dorë nga 19 vjeçari nëse ndonjë skuadër nuk paguan 60 milionë euro.

Barcelona, Manchester City dhe Juventus janë të interesuar për De Ligt, që konsiderohet si një nga mbrojtësit më të talentuar në Evropë.

19 vjeçari është pjesë e Ajaxit që nga viti 2016, dhe në 52 paraqitje ka realizuar gjashtë gola.

Ai po ashtu ka regjistruar edhe 11 paraqitje për ekipin kombëtar të Holandës./Lajmi.net/