Ajax blindon talentin De Jong

Frenkie de Jong, talenti i radhës i madh i Ajax Amsterdamit.

Sport

19/06/2018 10:13

Frenkie de Jong është vetëm një nga xhevahirët e Ajax që është në shënjestrën e klubeve të mëdha e një prej tyre Barcelona.

Mesfushori 21-vjeçar e pranoi se ndihet mirë kur lexon për interesimin e katalanasve por tha se do të qëndrojë te harkëtarët pasi klubi e konsideron të pashitshëm dhe për këtë arsye ndihet mirë.

Ajax sapo ka shitur Justin Kluivert te Roma dhe për momentin nuk ka nevojë të privohet nga talentet e tjerë dhe nga ana tjetër de Jong është i blinduar me një kontratë deri në vitin 2022.