Isa Mustafa mbledhë kryetarët e degëve të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar se nesër do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të saj.

Lajme

11/11/2018 22:45

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së nesërme do të mbajë mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve të këtij subjekti politik, raporton lajmi.net.

Siç ka bërë të ditur LDK përmes një njoftimi për media, mbledhja me kryetarët e degëve do të fillojë në ora 16:00.

Po ashtu bëhet e ditur se pas kësaj mbledhje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media. /Lajmi.net/