‘AirPod 2’ me dizajn të ri, zbulohet data e lansimit të tyre

Apple thuhet se po punon në një palë të re të kufjeve pa tel për të zëvendësuar AirPod-ët e vitit 2016.

Auto & Tek

11/02/2019 18:15

Të emëruara si Apple AirPods 2, kufjet do të ketë funksione të shtuara për përcjelljen e shëndetit dhe një dizajn të ri, të sipas një raporti të ri, transmeton lajmi.net.

Thashethemet e kufjeve të reja të Apple po shtohen në javët e fundit, për shkak të eventit të kësaj kompanie në mars.

Duke iu referuar  një burim anonim, blogu sugjeron se ‘AirPods 2’ do të mburret me “cilësi të lartë audio”.

Ndërkaq, karakteristikë e këtyre kufjeve është edhe dizajni i ri, i atillë që nuk do t’i lë ato të bien nga veshi juaj. Apple synon ta ketë zgjidhur problemin e humbjeve të kufjeve përmes këtij dizajni.

Madhësia e baterisë thuhet se është identike me AirPod-ët momental. /Lajmi.net/