“Air Albania” pushton qiellin, Edi Rama publikon foton e parë të këtij aeroplani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foton e parë të një aeroplani të linjës “Air Albania”.

Lajme

15/08/2018 07:42

Projekti për linjën “Air Albania”.është bërë publik nga kryeministri Rama kohë më parë gjatë një vizite që ai kishte në Turqi.

Ashtu siç e kishte prezantuar edhe kohë më parë Rama, krahët dhe bishti i aeroplanit janë me ngjyrë të kuqe dhe me detaje të zeza, duke u ngjasuar krahëve të shqiponjës dykrenare.

“Turkish Airlines” po ndihmon qeverinë shqiptare në themelimin e kompanisë vendase të fluturimeve.
Linja ajrore shqiptare pritet që të operojë me çmime standarde, duke mos ndikuar në uljen e çmimeve.