Aine Coutinho shijon Barcelonën

Aine ka vlerësuar qytetin spanjoll si një nga më të bukurit në botë.

Sport

20/01/2018 10:13

Bashkëshortja e Philippe Coutinhos, Aine është shfaqur mjaft e lumtur me transferimin e fantazistit brazilian te Barcelona.

Në një rrëfim për një revistë braziliane, bukuroshja 24-vjeçare është shprehur mjaft e kënaqur për aventurën e bashkëshortit dhe për faktin se tani do të jetojë në Barcelonë, transmeton “Supersport.al”.

Aine ka vlerësuar qytetin spanjoll si një nga më të bukurit në botë dhe ka thënë se tani do të ketë mundësi të shijojë më shumë rrezet e diellit, që në Angli janë me kursim.