Aida Durguti: S’po na lejojnë të hyjmë në seancë, as ata që s’janë suspenduar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Durguti, ka thënë se pushteti nuk po i lejon deputetët e Opozitës që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit e cila po mbahet në sallën alternative.

Lajme

14/12/2015 14:23

Në këtë seancë ajo ka thënë se nuk po lejohen të marrin pjesë as ata deputetë që nuk janë suspenduar.

Sipas Durgutit deputetët e opozitës do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e rregullt të seancave. Ata kësaj here nuk po e lëshojnë këtë sallë, pasi herën e kaluar pas suspendimit të deputetëve të opozitës, pozita hyri në sallën e rregullt të Kuvendit, ku edhe vazhdoi seancën, raporton lajmi.net.