Aida Dërguti mendon që e ardhmja e Vushtrrisë bëhet më LDK-në

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti e cila vjen nga Vushtrria ka treguar se e ka votuar në njërën nga qendrat e këtij qyteti.

Lajme

19/11/2017 15:02

Ajo u ka bërë thirrje qytetarët që të dalin të votojnë.

“Unë votova për të ardhmen e Vushtrrisë.  Dil sot voto, nesër mos u anko!”, ka shkruar Dërguti në rrjetin socialë facebbok, duke lënë të nënkuptohet se votën e sajë e hodhi për Xhafer Gashin e LDK-së, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Lëvizja vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar koalicion gjatë balotazhit në këtë qytetet. Ndërsa, kandidatë nga radhët e PDK-së për kryetar është Ferit Idrizi. /Lajmi.net/