‘Ai është lojtari më i kompletuar në historinë e futbollit’

Goal.com ka publikuar disa deklarata më të mira që janë thënë në drejtim të legjendës braziliane, Pele. Padyshim më interesantja është ajo e Beckenbauer, ku ka thënë se Pele është lojtari më i kompletuar që ai ka parë ndonjëherë.

Sport

11/11/2014 14:12

Legjenda gjermane, Beckenbauer ka thënë se Pele është lojtari  më i kompletuar që ka parë ai ndonjëherë në historinë e futbollit, ndërsa më poshtë keni dhe lëvdata tjera që ka marrë Pele.

“Ai është lojtari më i kompletuar që unë kam parë ndonjëherë”, kishte thënë Beckenbauer.

“Para ndeshjes, unë i thashë vetes se Pele është ndërtuar nga lëkura dhe nga eshtrat, ashtu si të tjerët. Sidoqoftë, unë isha gabim”, Tarcisio Burgnich, i cili kishte për detyrë ta ndalte Pelen ne finalen e Kupës së Botës 1970.

“Pele ishte i vetmi lojtar që kalonte çdo kufizim të logjikës”, tha Johan Cruyff.

“Lojtari më i mirë në historinë e futbollit është Di Stefano. Unë refuzoj të klasifikoj Pelen si lojtar, pasi ai ishte më shumë se lojtar”, tha legjenda e Realit, Ferenc Puskas.

“Lojtari më i mirë? Pele. Messi dhe Ronaldo janë të mirë me kualitete specifike, mirëpo Pele ishte më i miri”, ishin fjalët e Di Stefanos.

“Kur e kam parë Pelen duke luajtur, më ka bërë të mendohem që të pensionohem nga ky sport”, Just Fontaine, golashënuesi më i mirë në Botërorin 1958.

“Më i miri i të gjitha kohërave është Pele, i cili është përzierje e Di Stefanos, Maradonas, Cruyffit dhe Messit”, Luis Menotti, i cili e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

“Messi ka të gjitha gjërat që i duhen për tu bërë më i miri. Sidoqoftë, në fillim ai duhet të mposhtë Maradonan, Romarion dhe në fund nëse arrin ta bëj të njëjtën gjë me Pelen”, tha Romario.

“Pele është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, dhe do të jetë vetëm një Pele në botë”, kishte thënë Cristiano Ronaldo.