Ahmetit nuk i “nguc” ish kundërshtarët, i lë të “varur” në ndërtesa (Foto)

Disa poster të zgjedhjeve lokale ende nuk janë hequr nga muret në kryeqytet.

Lajme

08/02/2018 18:21

Posterin nuk ia hoqën banorët që jetojnë në atë ndërtesë, e as Inspektorati komunal. Nuk e hoqi as vetë Selim Pacolli. Ka disa jave që Selim Pacolli është emëruar nënkryetari Prishtinës. Por, një poster gjigant i tij i vendosur gjatë zgjedhjeve ende po qendrorë mbi një mur të një banese në qendër të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Edhe posteri i madh i Gent Begollit të AAK-së ka mbetur aty.

Ish kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj rri i “fshehur” në një ndertes më në qoshe.

Të gjitha këto postere janë të vendosura në ndërtesa kolektive të banesës.

Para pakë ditësh, dy reklama të bizneseve private, të vendosura ndërmjet grafiteve në Rrugën B në kryeqytet, nxitën reagime të shumta, derisa nuk u larguan brenda ditës prej hapësirës publike ku qenë vendosur pa leje. Një reagim i Qendrës për Zhvillimin e Artit (Q’art) e bëri të reagojë publikisht edhe vetë kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili fillimisht deklaroi se do të dënohen bizneset dhe paralajmëroi edhe të tjerët se do të ngrihen kallëzime penale.

Të mërkurën, Inspektorati komunal pati përplasje edhe me disa reklama të kompanisë “Coca -Cola”. /Lajmi.net/

27906460_10213617557926808_1704797504_o 27906507_10213617557566799_35823820_o