Ahmetit i rrezikohet fitorja në Prishtinë, ngushtohet edhe më shumë diferenca – Lajmi.net
Ahmetit i rrezikohet fitorja në Prishtinë, ngushtohet edhe më shumë diferenca
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 17:26, 20 November 2017
Numërimet e reja po tregojnë se diferenca e votave në Prishtinë vazhdimisht po ngushtohet.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se komisionerët e partive që kanë qenë dje të përfshirë në procesin zgjedhor kanë të dhëna të reja, që bëjnë me dije se rezultati në Prishtinë është duke ndryshuar në vazhdimësi.

Siç merr vesh Gazeta Express, në bazë të këtyre të dhënave, rezultati po pëson ndryshime. Dallimi fillestar, që i jepte epërsi prej 300 votash Ahmetit, është ulur, pasi është zbuluar se Komisionerët e VV’së kanë abuzuar në Shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë me 100 vota. Por, rezultatet e reja bëjnë me dije se tani, rezultati është edhe më i ngushtë në bazë të të dhënave të reja që kanë ofruar komisionerët tek shtabet e tyre.

Përveç në “Nazim Gafurri” janë konstatuar edhe disa parregullsi tjera të cilat nuk duket të jenë aspak të rastësishëm. Burime të gazetës thonë se diferenca aktualisht është vetëm 70-80 vota, pa i numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion