Ahmeti uron Bajramin, bën thirrje për mbrojtjen e grave kosovare

Mysafirë të tjerë të cilët vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës për ta uruar festën e Kurban Bajramit ishin nga Partia Socialdemokrate.

Lajme

21/08/2018 10:54

Shpend Ahmeti tha se në emër të PSD-së dhe si kryetar i Prishtinës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë.

Ahmeti tha se në ditën e sotme duhet përcjellë mesazhi për mbrojtjen e grave kosovare, për të cilat kohëve të fundit ka pasur lajme të këqija në lidhje me dhunën në familje.

“Festa e Kurban Bajramit është festë e solidarizimit ku ne duhet të ndajmë të gjitha me të tjerët, të mirat tona me ata që kanë dhe nuk kanë. Falënderoj myftiun për deklarimin që bëri sot dhe shfrytëzoj këë ditë të përcjellet mesazhi për vajzat tona për barazi, sepse dhuna e vajzave është temë politike dhe dhuna ndaj vajzave është e papranueshme dhe vetëm me barazi ne mund të ecim përpara si shoqëri, këtë e bëjmë ne por kështu e thotë edhe feja Islame”, tha Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu edhe Qëndron Kastrati në emër të komunës së Kamenicës ka ardhur ta urojë Bashkësinë Islame dhe besimtarët për Bajram.