Ahmeti s’e komenton ndërtimin e Xhamisë, flet për thirrjen e seancës së Kuvendit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deri më tani nuk e ka komentuar peticionin nga qytetarët e Prishtinës, që Xhamia në lagjen Dardania të mos ndërtohet për shkak të planit urbanistik.

Lajme

15/07/2017 18:44

Në kohën kur tema e ndërtimit të xhamisë po komentohet çdo ditë e më shumë, i pari i Prishtinës ka zgjedhur të flas në rrjetet sociale, por për një temë tjetër.

Ai  në postimin e fundit në facebook është marrë me thirrjen e seancës së Kuvendit, dhe numrat për formimin e Qeverisë, transmeton lajmi.net

“Kaloi një javë nga certifikimi i zgjedhjeve dhe ende nuk ka thirrje për seancë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Sipas tij, të gjithë emrat që po përfolen se do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryeministër, i kanë demantuar.

“A çdo orë na përkujtojnë që i kanë numrat. Deri më tani çdo deputet e kanë përfol e secili e ka demantu”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Pikërisht, peticioni i iniciuar nga disa qytetarë për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Dardania, është nënshkruar edhe nga zyrtarë dhe asambleistë të Vetëvendosjes.

Kurse, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka deklaruar se Xhaminë do të mund ta ndërtojnë edhe pa leje. /Lajmi.net/