Ahmeti për rastin Blakaj: Të mos ndalemi deri në hetimin e plotë të rastit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar dorëheqjen e ish prokurorit special, Elez Blakaj në rrjetin social Facebook.

Lajme

20/08/2018 20:20

“Letra e prokurorit Blakaj në lidhje me rastin e veteranëve dhe dorëheqja e tij po shpërfaqin edhe më shumë atë që po e themi nga dita e parë. Ky rast është si duket definicioni i problemeve të shtetit tonë.

Hajni e mashtrime në emër të luftës. Dëme buxhetore nga strukturat parapolitike të instaluara në çdo cep të shtetit tonë. Pronto paraqiste një fotografi të punësimeve dhe u gjykua si e tillë, pra përdorimi i autoritetit dhe pushtetit për punësime. Por, akuzat e fundit shpërfaqin problemin më të madh, të një gjyqësori në funksion të strukturave të kapura të shtetit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se fokusimi i rastit në vetëm një njeri, i bënë dëm kësaj çështje.

“ Tani nuk duhet të ndalemi deri në hetimin e plotë të krejt rastit. Atëherë dhe vetëm atëherë do ta kuptojmë rrjetin, mashtrimet dhe dëmet reale për shtetin tonë”, përfundoi Ahmeti.