Ahmeti: PDK e ka vendin në opozitë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se qytetarët ia kanë dhënë mandatin LVV-së për ndryshim.

Lajme

13/06/2017 16:07

Ahmeti ka thënë se PDK e ka vendin në opozitë dhe askush nuk duhet të lejoj që Thaçi ta deformoj vullnetin e popullit dhe proceset demokratike, shkruan arbresh.info.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Qytetarët ja kanë dhënë mandatin LVV për ndryshim!

Ne si LVV nuk do të hyjmë në koalicion e as në kurrfarë diskutimi me PDK-ne!

Mire është që as LAA të mos shkojë ne kurfarë diskutimi/negociate me PDKnë.

PDK e ka vendin në opozitë, e ne nuk do të lejojmë që Thaçi ta deformojë vullnetin e popullit dhe proceset demokratike.