Ahmeti: Nuk ka dialog me Serbinë pa opozitën

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se s’ka dialog me Serbinë pa opozitën dhe shumicën e kualifikuar parlamentare.

Lajme

27/08/2018 19:50

“NUK KA DIALOG TË KOSOVËS ME SERBINË PA OPOZITËN DHE PA SHUMICË TË KUALIFIKUAR PARLAMENTARE”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Dialogu për marrëveshje që pretendon me qenë finale me Serbinë është sot mbi gjithash përgjegjësi. E pushtetit për ta përfillur opozitën. E opozitës për të qëndruar e bashkuar”, thuhet në postimin e liderit të PSD-së.