Ahmeti: Nëse Thaçi s’bëhet president, Mustafa s’mbetet kryeministër

Kryetari i Prishtinës, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka bërë një kalkumin se si do të dukej koalicioni qeverisës nëse Hashim Thaçi nuk do të bëhej president në vitin 2016.

Lajme

28/12/2015 19:56

Ahmeti thotë se nëse Thaçi nuk bëhet president, atëherë as Isa Mustafa nuk do të mbetet në postin e kryeministrit.

Lexoni të plotë postimin e Shpend Ahmetit:

Hashim Thaqi ia premtoi Isa Mustafës kryeministrinë.

Isa Mustafa ja premtoi Hashim Thaqit Presidencën.

Për tu bërë president, atij i duhen votat e Lista Srpskës. Asaj ja premtoi Asociacionin.

Ne qoftë se nuk ja jep Asociacionin, atëherë Thaqi nuk i ka votat e Srpskes dhe nuk bëhet president.

Në qoftë se Thaqi nuk bëhet president, atëherë Isa Mustafa nuk mbetet kryeministër.

Këto janë arsyet pse Isa Mustafa me çdo kusht e shtyen asociacionin edhe kur ka thënë Gjykata se është shkelje e kushtetutës.

Këto janë arsyet pse ja uron Thacit presidencen disa muaj më herët nga votimi vetëm për ta bindur që mos ta prish koalicionin.

Për interesa personale, një vendim si asociacioni nuk duhet të kalojë, sepse politikanët e pushteti janë të përkohshëm e shteti do të mbetet përgjithmonë.