Ahmeti: Nënshkruajeni më se e tepruat!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti edhe sot i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave që të nënshkruajë garancionin për autobusët.

Lajme

15/06/2016 16:51

Ahmeti thotë se më 25 maj, Komuna e Prishtinës ia ka dërguar kërkesën për të konfirmuar garancionin dhe tash Ministria e Financave ka 15 ditë për ta konfirmuar, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ministria duhet të nënshkruaj këtë pasi ia kanë “tepruar”.

Statusi i plotë i Ahmetit:

Më falni që në këtë ditë të lojës po shkruaj prapë për autobusë, por vetëm insistimi jonë si qytetarë dhe presioni mund ta shtyjnë këtë qeveri për të punuar për të mirën e qytetarëve.

Pas një viti heshtje në maj e vendosen edhe një kusht për ta kaluar në qeveri garancionin.

Me 18 maj e kaluam, me 25 e dërguam në qeveri për ta konfirmuar ligjshmërinë. Ministria e Financave i ka pas 15 ditë për ta konfirmuar. Kanë kaluar 20 ditë dhe kushtin qe vetë e kanë vendos nuk po e konfirmojnë.

Sot kishte mbledhje te qeverisë dhe garancioni nuk ishte në rend dite. Të premten është edhe një mbledhje.

Nënshkruane më se e tepruat!