Ahmeti në konferencën e kryetarëve më të dalluar në botë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë pjesë në një konferencë dy-ditore në Londër, ku pjesëmarrës kanë qenë 35 kryetarë kryeqytetesh të dalluar nga e gjithë bota. Konferenca është organizuar me iniciativë të “Bloomberg Philantropies”, që udhëhiqet nga ish-kryetari i Neë York-ut, Mike Bllomberg, në bashkëpunim me Atlantic Media dhe Aspen Institute.

Lajme

20/10/2015 15:04

Në konferencën dy-ditore, Ahmeti përmes Facebook-ut ka njoftuar se është diskutuar për inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe sfidat në vitet e ardhshme për qytetet, transmeton Indeksonline.

Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë kryetarë të kryeqyteteve të njohura botërore, si kryetari Ëashington DC-së, Varshavës, Athinës, Denverit, Londrës, Lisbonës e Nairobit, të cilët kanë qëndruar përballë më se 40 profesionistëve mbi  përmirsimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas Shpend Ahmetit, qëllimi i pjesëmarrjes në këtë konferencë ka qenë që Prishtina të vendoset në hartën e inovacioneve, me qëllimin që investitorët të tërhiqen drejt Prishtinës.