Ahmeti: Ndërkombëtarët kërcënojnë partitë me VV-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se së fundi ka dëgjuar një kërcënim që ndërkombëtarët po ia bëjnë partive tjera, duke u thënë që në rast se nuk janë të dëgjueshme, ata do ta përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme

06/05/2014 20:56

“Sot ma tha njëri që kërcënimi më i ri i ndërkombëtarëve në Kosovë për/ndaj partive të marrëveshjeve: ‘Pranoni këtë marrëveshje, sepse në të kundërtën e përkrahim VV dhe e dini…çka ndodh pastaj…’”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas Ahmetit, kjo e ka bërë fillimisht të qeshë, por më pas ai thotë se ardhja e Vetëvendosjes në pushtet do të thoshte shthurje për rrjetet kriminale gjithandej.

“Njëherë qesha, por pastaj e mendova se sa e domosdoshme është kjo. Sa shumë do të shthureshin rrjetet kriminele, e besoni se ka shumë, në çdo komunë e në krejt Kosovën. Deri në bërjen e qytetit, deri në bërjen e shtetit”, ka shkruar Ahmeti.