Ahmeti: Mustafa e Thaçi me fjalime të planifikuara, por me skenarë të dhunës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti , ka reaguar pas deklarimeve të kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi për protestën e  Opozitës.

Lajme

17/02/2016 17:45

Në reagimin e tij Ahmeti ka thënë se fjalimet e Mustafës dhe Thaçit ishin të planifikuara por me skenar të dhunës.

Mustafa e Thaçi në konferencë për media kanë thënë se Opozita nuk mund ta marr pushtetin me dhunë dhe se për zgjedhje të përgatiten në qershor të vitit 2018.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se pas protestës paqësore Mustafa e Thaçi dukeshin në panik, transmeton lajmi.net.

“Konferenca e Mustafes Thaqit dukej si me qene e planifikuar përpara por me skenar te dhunës”.

“Mijëra qytetarë protestuan në mënyrë paqësore, por konferenca u mbajt si e planifikuar më herët dhe ata dukeshin në panik duke fol për mandat e për dhunë”.

“Një ministër që i quan qyqanë qytetarët sepse nuk ja mësyn ndërtesave tregon se ai po e donë dhunën”.

“Ç’ështe kjo qeveri pos e delegjitimuar”, ka shkruar Ahmeti.