Ahmeti monitoron punimet në shkollën “Elena Gjika”

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, bashkë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinimin, TIKA vizituan të premten shkollën fillore “Elena Gjika” për të parë nga afër renovimet që po behën në këtë shkollë.

Lajme

17/08/2018 12:15

Parat për renovimin e banjove, klasave dhe korridoreve i ka ndarë komuna bashkë me TIKA-n.

Punimet janë paralajmëruar se do të kryhen me fillimin e vitit te ri shkollor në shtator, ndërsa investime janë duke u bërë edhe në oborrin e shkollës ku po ndërtohen dy fusha sportive dhe zona të gjelbërta.