Ahmeti merr reagime lidhur me sanimin e sheshit të ish bashkim-vëllazërimit

‘Docomomo Internationa’ ka reaguar rreth punimeve ne sheshin e “Adem Jashari” në Prishtinë, i cili ka nisur se sanuar para pakë ditëve.

Lajme

16/03/2018 12:15

Kjo organizatë shprehet e shqetësuar me largimin e statujës se e bronzit si dhe pjesës qendrore në të cilën pushon monument i “Bashkim v vëllazërimit”, pjesë këto integrale të monumentit.

Reagimi i plotë i ‘Docomomo Internationa’ rreth punimeve ne ish sheshin e bashkim Vllaznimit:

‘Docomomo International’ – Komiteti Ndërkombëtar i Dokumentimit dhe Konzervimit të Objekteve, Sajteve dhe Lagjeve të Lëvizjes së Modernizmit, dëshiron ta ngre vëmendjen e opinionit të gjërë për rrezikun që i kanosët monumentit të Bashkim Vllaznimit në Prishtinë.

Para disa ditë Komuna e Prishtinës filloi punimet në rimodelimin e ish sheshit të Bashkim Vllaznimit në qendër të qytetit, ku gjindet edhe monumenti në fjalë. Ky monument i ndërtuar në vitet e 50-ta është pjesë e memories kolektive të qytetit dhe për shumë dekada me radhë ka shërbyer si shenjë identifikuese e qytetit.

Sipas vizulalizimeve të prezantuara për publikun e gjerë nga Komuna e Prishtinës, shihet se monumentit do ti largohen statujat e bronzit si dhe pjesa qendrore në të cilën pushon ky monument, pjesë këto integrale të monumentit.

Kjo letër që i është adresuar kryetarit të Prishtinës, si dhe institucioneve tjera relevante në Kosovë si Ministria e Kulturës, Qendra Regjionale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, fton të gjithë individët dhe institucionet relevant që mund parandalojnë shkatërrimin e këtij monumenti me vlera të larta moderniste.

Së bashku me Docomomo International, Docomomo Kosova fton të gjitha institucionet relevante, në veçanti Komunën e Prishtinës dhe kryetarin e saj, që ta marr këtë çështje me seriozitetin më të lartë dhe ta parandaloj shkatërrimin në pakthim të këtij monumenti.

Sinqerisht, Ana Tostoes, Presidente e Docomomo International dhe Bekim Ramku, President i Docomomo Kosova. /Lajmi.net/

1 2 3