Ahmeti: Meritojmë jetë më të mirë, se ajo që është përshkruar në NYT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me artikullin e gazetës New York Times, në të cilin është shkruar se Kosova është tokë pjellore e ISIS-it.

Lajme

22/05/2016 23:15

Në facebook Ahmeti ka shkruar se ka shumë punë që Kosova e përshkruar në këtë artikull, të jetë ndryshe, jo për shkak të artikujve, por sipas Ahmetit, për shkak të meritojmë jetë më të mirë dhe dinjitoze.

Ja postimi i plotë i Ahmetit në facebook:

Të gjithë ata që mërzitemi nga imazhi i Kosovës nga artikulli i NYTimes e edhe ata që nuk mërzitemi do të duhej të pajtoheshim që ka shumë punë që Kosova e përshkruar në këtë artikull duhet të jetë ndryshe. Jo për shkak të artikujve, por se ne meritojmë një jetë shumë më të mirë dhe dinjitoze. E për këtë punë të madhe nevojitet ndryshimi.