Ahmeti: Ky Blerandi vërtet paska rrëshqitur

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një koment të shkurtër lidhur me deklarata e anëtarit të PDK-së, Blerand Stavileci.

Lajme

18/08/2017 13:58

Stavileci ka komentuar ndalimin e Ahmetit nga autoritetet italiane, duke thënë: “Mbase i ka kompleksuar edhe policinë italiane dhe nuk i kanë besuar se është Kryetar i Prishtinës, kur ia kanë bërë “searching” dhe e kanë parë se Prishtinën e ka përmbytur shiu në po të njëjtën ditë!”.

Por reagimi i Ahmetit ka qenë i shkurtër, ku i drejtohet Stavilecit si njeri i rrëshqitur.

“Qeky Blerandi nime paska rreshqit!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më tej Stavileci ka thënë: ““Maltretimet e Shengenit”, të cilat këta i përdorin për t’i kamufluar gënjeshtrat e tyre, nuk do ekzistonin fare nëse do e votonin demarkacionin me Malin e Zi”.