Ahmeti: Korrigjimi kufijve, fushatë mediatike

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar idenë për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo është më tepër imagjinare dhe fushatë mediatike.

Lajme

13/08/2018 20:04

“Kosova ka institucione stabile dhe të përgjegjshme, që dinë të drejtojnë dhe menaxhojnë dhe Kosova ka partnerët e vet, NATO-n, SHBA, BE-në. Ka një opozitë mirë të organizuar, kështu që tani për tani nuk mund të bëjmë një vlerësim derisa nuk ka materie”, ka thënë ai.

Sipas tij, perspektiva e vetme e rajonit është ajo euroatlantike.

“Rajoni është në rrugë të mbarë në integrimet integruese. Çështja e pazgjidhur akoma është në Serbi sa i përket demarkacionit dhe kjo duhet të ketë një epilog, që nuk është e lehtë”, ka thënë Ahmeti për televizionin publik.