Ahmeti: Kino Armata po bëhet kinema profesionale

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Kino Armata për një periudhë shumë të shkurtër është bërë një prej institucioneve kulturore në kryeqytet me aktivitete të ndryshme.

Lajme

05/12/2018 11:41

Sipas tij, së shpejti do të ketë edhe ide të reja për ta fuqizuar edhe më tutje si institucion kulturor, përcjell lajmi.net.

“Kino Armata për një periudhë shumë të shkurtër është bërë një prej institucioneve kulturore në kryeqytet me aktivitete të ndryshme, prej debateve deri te shfaqja e filmave në retrospektivë. Së shpejti edhe me ide të reja për ta fuqizuar edhe më tutje si institucion kulturor të pavarur”, ka shkruar Ahmeti.

Ai po ashtu ka thënë se Kino Armata po bëhet Kinema Profesionale.

“Me kërkese të udhëheqësit të institucionit Alush Gashi sot ka përfunduar edhe prokurimi i projektorit profesional DCP për nevoja të Kinemasë. Pas instalimit, Kino Armata po bëhet Kinema Profesionale”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/