Ahmeti: Ja se çka do të vendos BDI

“Në BDI po zhvillohet debat i hapur dhe konstruktiv a ato përfshijnë koalicion me VMRO, me LSDM, koalicion të gjërë politik qeverisës, të mbeturit në opozitë si dhe përsëritja e zgjedhjeve”, ky ka qëndrimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti i shprehur në takimin me ambasadoren gjermane në Shkup, Kristine Althauser.

Lajme

16/01/2017 19:32

Sipas komunikatës partiake,  Ahmeti ka folur edhe për bazën e gjërë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike.

Ai ka theksuar nevojën e përkrahjes gjermane për integrim EuroAtlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI. (INA)