Ahmeti: Ja cilat janë gratë e zyrtarëve të LDK-së drejtoresha të shkollave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe këshilltari komunal i LDK-së, Sami Hamiti janë përplasur në "Rubikon" të KTV-së në lidhje me punësimet në Prishtinë.

Lajme

05/11/2014 22:07

Shpend Ahmeti ka përmendur gruan e Agim Gashit, Skënder Hysenit dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së, që janë drejtoresha të shkollave në Prishtinë. 

Hamiti ia ka përmendur Ahmetit punësimet me kontrata mbi vepër, derisa ky i fundit, ia ka përmendur “gratë e akraballëkut të LDK-së që janë të gjitha drejtoresha nëpër shkolla”. 

“A është duke punu Sali Zyba në inspeksion. I ke gabim prej informatorëve që i ke brenda. Ai është aktivist i Vetëvendosjes. Çka ka lidhje a nuk mund të vijë ai në komunë a. Ti je duke thënë se dikush është duke punu pa kontratë në komunë”, thotë Ahmeti. 

“A t’ua jap emrat e profesorëve që punojnë ka tri vjet në shkollën ekonomike, në ‘Gjergj Fishta’, ku i keni drejtorë që janë gra, kunata, dhëndurë të anëtarëve të Asamblesë. Është koincidencë e madhe që gruaja e Agim Gashit është drejtoreshë, gruaja e Skënder Hysenit, domethënë krejt akraballëk janë bërë drejtorë të Prishtinës”, ka thënë ai. 

Ndërkaq, Lirak Çelaj ju ka trejtuar Shepnd Ahmetit se deri me tani asnjë premtim që kanë bërë gjatë fushatës, nuk e ka realizuar. Çelaj tha se vetura Q7 e cilat ishte premtuar se do të shitet, deri me tani nuk është shitur.

Ahmeti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se vetura është aq e shtrenjtë që nuk po ka askush të holla për ta blerë. 

Hamiti e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës se ka punësuar 50 persona me kontrata mbi vepër. 

Ndërkaq, Ahmeti i është kundërpërgjigjur duke ia përmendur punësimet familjare në kohën e qeverisjes së Prishtinës nga LDK -ja.