Ahmeti ia dha “aminin” Zaevit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dje ia dha “aminin” kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë. Mirëpo burime partiake thonë se as Zaev nuk ka shkuar “duarzbrazur” në selinë e BDI-së. Këto burime theksojnë se Zaev ka sjellur në Reçicë një listë me emrat e funksionarëve të BDI-së, të cilat nuk do t’i pranojë në kabinetin e tij qeveritar.

Lajme

23/03/2017 13:31

Burime partiake thonë se bëhet fjalë për persona brenda BDI-së lojal ndaj VMRO-DPMNE-së. Shumica prej tyre kanë qenë të paraparë për ministra të rinj në qeverinë VMRO-BDI që thuajse ishte punë e kryer, pro dështoi për shkak të presionit nga ndërkombëtarët. Ahmeti nuk ka mundur t’i garantojë Zaevit se mund të heqë dorë prej të gjithë atyre personave, emrat e të cilëve gjenden në listën e Zaevit.

Pikërisht këta persona, përmes disa mediumeve në gjuhën shqipe, këtyre ditëve pritet të liferojnë emrat e tyre, se gjoja kanë qenë kundër qeverisë VMRO-BDI.

Përgatitjet për formimin e qeverisë së re morën një kahje pozitive, pasi që mediumet raportuan se ndërkombëtarët ia kanë “tërhequr” veshin BDI-së, që të ndërprejë “lojërat e fshehta” me VMRO-DPMNE-në kundër formimit të qeverisë së re. /LajmM/