Ahmeti i reagon Mustafës: Nuk ke legjitimitet të tregosh se kush do të fitojë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kryeministri dhe ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa  i cili ka deklaruar së Vetëvendosje me Prishtinën ka treguar se nuk di të qeverisë.

Lajme

25/12/2015 22:20

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ata kanë ndalur ndërtimet pa leje, punësimet familjare, korrupsionin të cilat në kohën e Mustafës kanë qenë të pranishme.

Sipas Ahmetit një njëri si Isa Mustafa i cili ka humbur tri palë zgjedhje nuk mund ta ketë legjitimitetin të tregojë se kush do të fitojë.

“Kryeministri në ikje i Kosovës Isa Mustafa paska deklaruar se Vetëvendosje nuk do të fitojë zgjedhje në Kosovë, dhe se qeverisja në Prishtinë dëshmon se Vetëvendosje nuk di të qeverisë”.

“Më kujtohet deklarata e tij se Prishtinën e fiton me duar në xhepa. Standardet e qeverisjes së Isa Mustafës janë të kundërta me ato të Vetëvendosje”.

“Për dy vjet ne kemi ndalur ndërtimet pa leje (46 mijë në kohën e tyre), kemi ndalur korrupsionin, nuk i kemi dhënë tenderë djemve, nuk kemi punësuar dhëndër e balldëska, kemi përmirësuar shërbimet në administratë, arsim e shëndetësi, kemi liruar hapësira publike, kemi punuar sinqertë, me mund, pastërti e drejtësi. Kemi hapur vende të reja të punës”.

“Atë ditë kur Isa Mustafa të thotë se kemi qeveris mirë, atëherë ne do ta dimë se kemi gabuar”.

“Me duar në xhepa nuk qeveriset. Një njeri që i ka humbur tri palë zgjedhje nuk mund ta ketë legjitimitetin të tregojë se kush do të fitojë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.