Ahmeti: I premtova Hahn-it se do bëjmë hapa konkret drejt afrimit me BE-në

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar sot në Shkup takimin e radhës me eurokomisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn

Lajme

26/06/2017 20:06

Ai është ndarë i kënaqur nga takimi duke shpalosur detaje nga biseda mes tij dhe komisionerit Hahn.

”Ishte një takim shumë i rëndësishëm me komisionerin Hahn. Kemi folur për të gjitha temat që lidhen me proceset integruese, reformat në gjyqësi, bashkëpunimin me opozitën. I premtova Hahn-it se do të bëjmë tentime maksimale për t’i arritur hapat konkret që të jemi sa më afër me zhvillimet dhe realizimin e të gjitha çështjeve që na afrojnë me Evropën”, deklaroi Ali Ahmeti. /Telegrafi Maqedoni