Ahmeti i përgjigjet Daçiqit pas paralajmërimit për një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës

Shpend Ahmeti i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili paralajmëroj edhe një tërheqje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Lajme

18/01/2019 15:45

Kryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili paralajmëroj edhe një tërheqje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Ahmeti përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se në këtë frymë, nuk mund të ketë dialog me Serbinë, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë i Ahmetit:

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiqi vazhdon luftën e tij diplomatike në përpjekje për t’i tërhequr njohjet e Kosovës, ka paralajmëruar edhe një ç’njohje për të hënën, duke shtuar se Serbia e ndalë fushatën agresive, atëherë kur SHBA e ndalë lobimin për Kosovën.

Në të njejtën kohë, nuk po ndalet presioni nga Brukseli për heqjen e taksës, sepse nuk qenka në frymën e dialogut.

Si na qenka kjo fushatë e Serbisë në frymën e dialogut?

A do të ketë deklarata nga Brukseli sot?

A do të ketë vizitë urgjente nga Hahni në Beograd?

Taksa është vendim i Qeverisë, por në këtë lojë të Serbisë, nuk ka as kushte elementare për heqje të taksës, apo dialog. /Lajmi.net/