Ahmeti i kujton Mustafës largimin nga Prishtina: Do ta largoj edhe nga qeveria

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili kryeministrin aktual Isa Mustafa e largoi nga qeverisja në kryeqytet, e paralajmëron atë, se do ta largojë edhe nga qeveria qendrore. 

Lajme

13/12/2014 23:46

Ahmeti ka thënë se nuk pritet asgjë e mirë prej kësaj qeverie, dhe duhet punuar që asaj t’i shkurtohet jeta.

“Po e them se pikërisht ky pesimizëm tani do të kthehet në aktivizëm edhe themi, a e din si nuk ka gjë prej kësaj Qeverie. Të punojmë që t’ia shkurtojmë jetën që sa më i shkurtë të jetë mandati i kësaj qeverisje në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë një fije shprese se mund të ndryshojnë gjërat”, ka thënë Ahmeti për Klan Kosova.

Ahmeti nuk ka besim te ish-kryetari i Komunës së Prishtinës për të cilin dërgoi lëndë edhe në Prokurori.

Për këto shkelje që sipas tij i bëri qeverisja Isa Mustafa, duhet të merren edhe ndërkombëtarët.