Ahmeti flet për leje në ndërtim

Komunikimi i drejtpërdrejt i Aleancës Kosovare të Biznesit dhe Komunës së Prishtinës do të përshpejtojë procedurat por edhe do të ndikojë në lehtësim më të madh për bizneset, sidomos për marrjen e lejes për ndërtim dhe lejeve të tjera.

Lajme

09/07/2015 18:26

Kështu u tha gjatë takimit që pati delegacioni i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari, Agim Shahini, me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, ku u diskutua për ofrimin e mundësive të reja dhe lehtësirave për bizneset nga ana e Komunës.

Aleanca Kosovare e Biznesit, në këtë takim u interesua mbi çështjet dhe planet e komunës në sektorë të ndryshëm.

Kryetari i Komunës Ahmeti vlerësoi takimin me AKB-në, për të cilin tha se, megjithëse i vonuar, ka qenë i dobishëm për të dy palët.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se gjatë takimit është biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me mbështetjen e biznesit.

Ai shprehu bindjen se një takim i tillë në mesë tyre do të përshpejtojë lehtësimin për bizneset.

Përfaqësuesit e Aleancës gjatë këtij takimi kërkuan që ata të kenë një përfaqësues të tyre kur merren vendimet për çështjet e rregullimit të qytetit.

Për realizimin e një kërkesë të tillë, sipas Shahinit, kryetari Ahemti është shprehuri i gatshëm.