Ahmeti: Mustafa edhe vet s’ka besuar kur ka thënë nuk shkoj në Bruksel

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka komentuar vizitën e kryeministri Mustafa në Bruksel, për të cilën ai kishte deklaruar që nuk do të shkonte pasi qytetarët e Kosovës vazhdojnë të izolohen pa viza.

Lajme

27/01/2016 10:47

Për këtë, Ahmeti thotë kryeministri as vet nuk ka besuar kur e ka thënë këtë. Për më tepër kryetari i Prishtinës ka përmendur edhe talljen e kryeministrit serb Vuçiq me deklaratat e homologut të tij kosovar, transmeton lajmi.net.

Komenti i plotë i kryetarit Ahmeti: 

Mustafa para një javë ka thënë se nuk shkon në Bruksel derisa të liberalizohen vizat për Kosovarët, sepse nuk munden të shëtitet nëpër Bruksel derisa qytetarët janë të bllokuar.

E para, shpresoj se nuk shkon për shëtitje atje. E dyta, nuk besoj se e ka vënë në siklet dikënd në Bruksel që nuk shkon. E treta, nuk besoj se as ai vetë e ka besu që nuk shkon.

Për më shumë u tall edhe Vuqiqi me të duke thënë se ka qeshur shumë kur ka dëgjuar që Mustafa paska thënë që nuk shkon.

Krejt në fund, problemi i vizitave në Bruksel nuk është fare çështje që ai ka vizë e qytetarët nuk kanë. Problemi i vizitave është që këto po i kushtojnë shumë shtrenjtë republikës. Jo në buxhet, por në koncesione të vazhdueshme antikushtetuese që po na e bëjnë shtetin jofunksional.