Ahmeti: Duhet ta luftojmë fashizmin në krejt Ballkanin

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar situatën e djeshme në Maqedoni, sidomos sulmin që i është bërë kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Lajme

28/04/2017 18:48

 

Ahmeti ka thënë se nuk duhet që populli të zhytet në viktimizim, por në aktivizëm për ndryshime.

“Ziadin Sela është gjallë vetëm pse paramilitarët menduan se ai kishte vdekur, dhe kishin festuar para kohe. Duhet ta luftojmë fashizmin në krejt Ballkanin. Duhet ngritur zërin të gjithë. Sot nuk duhet të zhytemi në viktimizim, por në aktivizëm për ndryshime.P.S. uroj sherim të shpejtë për Ziadinin dhe gjithë deputetët e sulmuar nga fashizmi në Maqedoni”, ka shkruar Ahmeti.

Lideri i LR-PDSH ende po trajtohet në spital, por që është në gjendje stabile./Lajmi.net/