Ahmeti dhe Thaçi mbështesin Gruevskin, i frikësohen destabilizimit

Sipas informacioneve ende të pa konfirmuara, liderët shqiptarë Ali Ahmeti dhe Mendu Thaçi, në bisedimet në Bruksel po mbajnë anën e Nikolla Gruevskit, i cili insiston që të ngel kryeministër deri në fund të vitit e më pas të formohet qeveria teknike në Maqedoni.

Lajme

10/06/2015 22:04

Liderët shqiptarë po mbrojnë tezën se në Maqedoni mund të ketë destabilizim dhe trazira nëse Gruevski rrëzohet dhe nëse vendi hynë në proces të formimit të qeverisë kalimtare, raporton Shenja.

Ky qëndrim i tyre edhe më parë është paralajmëruar në deklaratat e dy liderëve përpara fillimit të bisedimeve.