Ahmeti: Dëshirojmë që BIK-u ta shpalosë para asamblesë projektin për Xhaminë

Kuvendi i Prishtinës është duke u informuar  lidhur me ecurinë e projektit për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

Lajme

25/07/2017 12:57

Deri sa kryetari i Kuvendit, Halim Halimi ka thënë se Kuvendi nuk mund më të vendos për ndërtimin e xhamisë, pasi kjo çështje është vendosur më herët, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ka thirrur debat diskutimi, pasi siç ka thënë ai, kjo është çështje përtej kompetencave të tij.

“Askush nuk po flet më për lokacion. Dhe askush nuk po debaton lidhur më atë se a do të ndërtohet a jo, se ajo është punë e kryer.  Ndërtimi i xhamisë më të madhe në vend është përtej mandatit të një kryetari të Komunës, duhet të përfshihen edhe palë tjera. Ne po kërkojmë që Bashkësisë Islame e Kosovës ta prezanton projektin para Asamblesë”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/